BE miratoi përdorimin e vaksinës COVID-19 të Pfizer-BioNTech për fëmijët e moshave 5-11 vjeç

Rregullatori i barnave i Bashkimit Europian miratoi përdorimin e vaksinës COVID-19 të Pfizer-BioNTech për fëmijët nga mosha pesë deri në 11 vjeç këtë të enjte.
Rregullatori i barnave i Bashkimit Evropian ka aprovuar vaksinimin e fëmijëve të moshës 5-11 vjeç kundër Coronavirusit, raporton The Associated Press, transmeton Shqip.com.

Sipas këtij rregullatori, fëmijët e kësaj moshe do të vaksinohen me vaksinën Pfizer-BioNTech.
Agjencia Evropiane e Barnave, rekomandoi që vaksina e Pfizer-BioNTech, e miratuar për përdorim në BE tek adoleshentët e moshës 12 dhe 17 vjeç që nga maji, të jepet si një injeksion në pjesën e sipërme të krahut në dy doza 10 mikrogramë, 20 mikogramë më pak sesa doza e të rriturve.
Theksojmë se Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, më 2 nëntor ka miratuar dhënien e vaksinës kundër Coronavirusit, të prodhuar nga Pfizer/BioNTech për fëmijët e moshave 12-15 vjeç.
Ministria kishte bërë të ditur se vaksinimi i kësaj grup-moshe do të bëhet në të gjitha qendrat e Kosovës vetëm në prani të prindit apo kujdestarit ligjor dhe se nuk ka nevojë për caktim të terminit paraprakisht.
“Përvoja nga shtetet që kanë nisur aplikimin e vaksinës të grup-mosha 12-15 vjeçe, flasin për siguri dhe efikasitet të lartë të kësaj vaksine edhe tek fëmijët, duke i mbrojtur ata nga të gjitha variantet e SARS-COV-2, përderisa efektet e mundshme anësore janë të papërfillshme në raport me përfitimet nga vaksinimi”, është thënë mes tjerash në njoftim./Shqip.com