Lajme Ballkan

BE-ja miraton statusin e vendit kandidat për Bosnjën

Flamuri i BE-se dhe Bosnjes

Këshilli për Çështje të Përgjithshme i BE-së ka miratuar dhënien e statusit të vendit kandidat për Bosnjë e Hercegovinën.

Ministrat që janë përgjegjës për çështje evropiane, gjatë takimit, që ende po vazhdon, veçse kanë miratuar konkluzionet ku thuhet se Bosnjë e Hercegovinës do t’i jepet statusi i vendit kandidat me konfirmimin e Këshillit Evropian.

Ky vendim i ministrave do të konfirmohet nga krerët e qeverive anëtare të BE-së gjatë samitit që do të mbahet të enjten, më 15 dhjetor, raporton Radio Evropa e Lirë

Kosova do të aplikojë në Bashkimin Evropian këtë javë.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë që ka nisur pak minuta më parë.

Megjithatë, procesi i pranimit në BE është jashtëzakonisht i gjerë, duke kërkuar vite ndryshimesh rregullatore, si dhe reforma ekonomike dhe gjyqësore.

Po ashtu gjatë ditës së djeshëm, me ftesë të deputetit të Parlamentit Evropian, Lukas Mandl, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një lidhje direkte iu adresua deputetëve të Parlamentit Evropian të cilët po merrnin pjesë në diskutimin e organizuar nga deputeti Mandl.

“Kosova është vendi i fundit në Ballkanin Perëndimor që aplikon për anëtarësim, Së pari, vendimi për aplikim në Bashkimin Evropian i përgjigjet thirrjes dhe aspiratave të qytetarëve të Republikës që thellësisht besojnë se e ardhmja e tyre është në Bashkimin Evropian, Së treti, besimi se momenti është i duhur duke marrë parasysh faktin se Kosova është vendi më demokratik në rajon” tha Kurti.

Kurti nuk ka bërë të ditur ditë kur edhe zyrtarisht Kosova do të aplikojë në Bashkimin Evropian.

/Shqip.com