BE dëshiron t’i ndalojë fluturimet nga Afrika Jugore për shkak të variantit të ri të COVID-19

Ekzekutivi i Bashkimit Evropian ka thënë të premten se dëshiron që të ndalojë udhëtimet ajrore nga Afrika Jugore, për të kundërshtuar kështu përhapjen e variantit të ri të COVID-19, tranmseton Shqip.com.
Ursula Von der Leyen, president e Komisionit të Bashkimit Evropian, deklaroi se propozon që në koordinim me shtetët anëtare, “të aktivizohet frena emergjente për të ndaluar udhëtimin ajror nga rajoni I Afrikës Jugore”.
Ndryshe, një variant i ri i COVID-19 është zbuluar në Afrikën e Jugut që sipas shkencëtarëve është shqetësues pasi që ka numër të lartë të mutacioneve dhe përhapjes së shpejtë mes të rinjve në Gauteng, province më e populluar në vend.
Ndërkaq, një goditje e katërt e Coronavirusit po e godet veçanërisht Bashkimin Evropian, ku qeveritë e 27 vendeve anëtare po përpiqen të forcojnë kufizimet në një përpjekje për të frenuar përhapjen.
Mbretëria e Bashkuar njoftoi se po ndalonte fluturimet nga Afrika e Jugut dhe pesë vende të tjera të Afrikës së Jugut, mesditën e së premtes, dhe se kujtdo që kishte mbërritur së fundmi nga ato vende do t’i kërkohet të bënte një test për Coronavirus.
Sekretari i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Sajid Javid tha se kishte shqetësime se varianti i ri “mund të jetë më i transmetueshëm” sesa ai Delta dhe “vaksinat që kemi aktualisht mund të jenë më pak efektive” kundër tij./SHQIP.com