Sport Ndërkombëtar

Bayerni rikthehet te fitorja

Pas katër ndeshjeve pa fitore, Bayern ka gjetur rrugën drejt fitores në përballjen me Beyrn Leverkusen.

Tre gola të shënuara në pjesën e parë i mjaftuan Kampionëve të Gjermanisë për të marrë një fitore 4:0.

Leroy Sane e zhbllokoi rezultatin pas vetëm tre minutave lojë.

19-vjeçari, Jamal Musiala u kombinua mirë me Thomas Müller për të shënuar golin e dytë të Bayernit nga një kënd i ngushtë, ndërsa gjuajtja e tij e fuqishme gjeti rrugën përmes portierit Lukas Hradecky.

Derisa, Sadio Mane e shënoi golin e tret për të shënuar golin e parë në “Allianz Arena”.

Thomas Muller u përkujdes për rezultatin final 4:0, pasi shënoi në minutat e fundit të ndeshjes.

Bayerni ngjitet në pozitën e dytë me 15 pikë, pas tetë ndeshjeve, derisa Leverkusen bie në zonën e rrezikshme me vetëm pesë pikë./Shqip.com