Sport Ndërkombëtar

Bayerni rikthehet në vendin e parë, Dortmundi deklasohet nga Leipzigu

Bayern Munchen

Bayern Munchen është ndalur me barazim 2-2 ndaj Vfb Stuttgart, teksa Borussia Dortmund është deklasuar nga RB Leipzigu 3-0.

Bavarezët shënuan golin e pare në minutën e 36-të me anë të Mathys Tel.

Por, mysafirët nuk u dorëzuan lehtë.

Chris Führich e tundi rrjetën – kur po zhvillohej minuta e 57-të – për 1-1.

Situata u kthye përsëri në favor të vendasve – pasi kaluan përsëri në avantazh – pas një ore lojë.

Golashënues ishte Jamal Musiala.

Kur u mendua se ndeshja do të përfundonte – me këtë rezultat, doli që Serhou Guirassy kishte plane tjera.

Ai realizoi nga pika e bardhë dhe takimi përfundoi me barazim.

Në takimin tjetër, Leipzigu dominoi totalisht ndaj Dortmundit.

Orbam, Sobiszlai dhe Haidara shënuan nga një herë për këtë fitore bindëse 3-0.

Pas këtyre dy ndeshjeve – Bayerni ngritet në krye të tabelës – me 12-të pikë.

Pikë të njëjta ka edhe Dortmundit – por për shkak të golaverazhit mbetet në vendin e katërt.

Leipzigu ngritet në vendin e dhjetë – me tetë pikë, ndërsa Stutgardi – me vetëm pesë pikë – pozicionohet në vendin e 13-të./Shqip.com