Bayerni me lehtësi mposht Freiburgun
Publikuar:
(02.04.2022 17:45:35)

Bayerni ka arritur ta mposht Freibugun me rezultat bindës 4:1.
Edhe pse u shënuan pesë gola në këtë ndeshje, pjesa e parë u mbyll 0:0.

Pjesën e dytë më mirë e nisën Kampionët e Gjermanisë, duke shënuar në minutën e 58-të me anë të Leon Goretzkas.

Por, vetëm pak minuta më vonë Nils Petersen shënoi për ta barazuar rezultatin në 1:1.
Gnabry u përkujdes t’ia rikthente përsëri epërsinë Bayernit, kur shënoi në minutën e 73-të.

Për 4:1 shënoi Kingsley Coman vetëm 10 -të minuta më vonë.

Për rezultatin përfundimtar shënoi, Marcel Sabitzer në minutat e fundit të ndeshjes.

Bayerni gjendet në vendin e parë në tabelën e Bundesligës, kurse Freiburgu është në vendin e pestë dhe po lufton për një vend në top katërshe./Shqip.com