Sport Ndërkombëtar

Bayerni – “mace e zezë” për Barcelonën

Mysafirët dominuan – por pikët e plota mbetën në “Allianz Arena”.

Bayern Munchen po vazhdon të jetë “mace e zezë” për Barcelonën.

Skuadra bavareze triumfoi ndaj katalunasve – me rezultat 2-0 – në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Mjaftuan një gol i realizuar nga Hernandez dhe Sane – për të arkëtuar tre pikë.

Kjo ishte fitorja e tretë rradhazi e Bayernit – kundër Barçës.

Teksa, në total është 9-2 me numër të ndeshjeve – një statistikë e jashtëzakonshme.

Kampionët e Gjermanisë – janë lider të Grupit C – me gjashtë pikë të grumbulluara – pasi kanë dy fitore nga po aq ndeshje të zhvilluara.

Blaugranët mbesin në pozitën e dytë – me tre pikë – njëjtë sa ka edhe Interi, por golaverazhi e bën dallimin.

Në pozitën e fundit gjendet – Viktoria Plzen me 0 pikë./Shqip.com