Sport Ndërkombëtar

Bayern e nis me hap fals vitin 2023

Bayern Munich e ka nisur me vetëm një pikë vitin 2023, pasi sot nuk ka arritur më shumë se barazimi në udhëtim te RB Leipzig, në ndeshjen e javës së 16-të të Bundesligas.

Ndeshja ishte shumë e luftuar nga të dyja anët, por skuadrat nuk dhuruan më shumë se barazimi 1-1.

Bayern ia doli që të merrte avantazhin në minutën e 37-të me Choupo-Moting, si dhe e mbylli pjesën e parë me rezultatin 0-1.

Megjithatë, reagimi i vendasve nuk vonoi shumë. Shtatë minuta brenda pjesës së dytë Halstenberhg realizoi golin e barazimit për Leipzig.

Ky takim solli edhe debutimin e Sommer me Bayern Munich, me portierin që u bashkua vetëm ditën e djeshme me bavarezët, por që tregoi një formë të mirë.

Pas këtij takimi Leipzig shkon në kuotën e 29 pikëve në vend të tretë, ndërsa Bayern kryeson me 35 pikë.

/Shqip.com