Bashkimi – triumfon ndaj Penzës

Bashkimi ka triumfuar – në udhëtim te Penza, me rezultat 61-76.
Ky takim – solli një derbi të vërtetë, teksa diferenca u bë vetëm në çerekun e katërt, kur mysafirët shënuan 26 pikë, teksa vendaset vetëm dhjetë.
Te Bashkimi – më të dalluarat në parket ishin Besjana Martinaj me 24 pikë e pesë kërcime, Era Shatri me 19 pikë e 10 kërcime dhe Monique Coker me 11 pikë e 17 kërcime.
Kurse, në anën tjetër, te Penza paraqitje të mirë patën Rael Whitsitt me 11 pikë e 15 kërcime dhe Valbona Bytyqi me 17 pikë e nëntë kërcime.
Sa i përket tabelës, Bashkimi gjendet në vendin e tretë në tabelë, me 34 pikë të grumbulluara,
Dy më pak se Penza që gjendet një pozitë më lartë.
Lidere e Superligës është Prishtina, me 42 pikë, Skuadra nga kryqyteti është e vetmja pa humbje në këtë sezon./Shqip.com
