Bashkimi “kap” gjysmëfinalen – e synon trofeun

U prit të jetë ndeshje derbi, por në parket dominoi vetëm njëra skuadër.
Bashkimi ka siguruar një biletë për në gjysmëifinalen e Kupës së Kosovës në basketboll.
Arpaxhikët kanë mposhtur Prizrenin 16, me rezultat 69-94.
Prizreni 16 e nisi këtë takim më mirë dhe pati një seri prej 6-0.

Por, kjo nuk zgjati shumë, pasi mysafirët – jo vetëm që e rikthyen rezultatin, por çerekun e parë e mbyllën me rezultat 15:30.
Madje, deri në fund të takimit, nuk e lëshuan primatin për asnjë moment dhe në fund arkëtuan fitore.
Bashkimi në gjysmëfinale do të takohet me Yllin, ku favorit në letër është skuadra nga Suhareka, e cila gjendet në krye të Superligës.

Kurse, arpaxhikët gjendet në vendin e gjashtë, me 27 pikë të grumbulluara.
Deri më tani, ky ekip ka arkëtuar tetë fitore, kurse është mposhtur 11-të herë.
Në anën tjetër, Prizreni 16 pozicionohet në vendin e pestë, me një pikë më shumë se rivalët e qytetit. /Shqip.com
