Sport Shqiptar

Bashkimi fiton vendin e tretë në Final 4 të Ligës Unike

Bashkimi ka mundur Flamurtarin e Vlorës me rezultat 73:70, në ndeshjen për vendin e tretë në Ligën Unike në konkurrencën e femrave.

Çereku i parë ishte shumë i baraspeshuar, ku herë njëra skuadër kalonte në epërsi e herë tjetra, pa arritur shkëputjen e madhe, ndërsa kjo pjesë përfundoi 12:16.

Por, në periudhën e dytë, skuadra e Bashkimit ishte më e mira, dhe ngritën epërsinë, ku më e larta ishte 12 pikë, 38:26, kurse pjesa e parë përfundoi me shifrat 38:29.

Prizrenaset vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, duke ngritur edhe më shumë epërsinë, ku shkoi deri në 15 pikë dy herë, 52:37 dhe 59:44.

Megjithatë, dhjetë minutat e fundit u zhvillua lojë interesante dhe dramatike.

Skuadra vlonjate nuk dorëzoua dhe afron rezultatin në 71:70, 28 sekonda para fundit, por Bashkimi triumfoi me shifrat 73:70.

Nga ora 19:00 zhvillohet finalja e madhe mes Penzës dhe Prishtinës./Shqip.com