Rozë

Bashkimi e Alvisa të afërt në prapaskenë

Bashkimi dhe Alvisa

Puntata e sotme e emisionit ”Për’puthen” ka filluar me debate dhe ka përfunduar po në të njëjtën mënyrë.

Por, duket që përveç debateve ka edhe dashuri në emision, e kjo është vërejtur në një postim të Alvisës.

Ajo ka postuar një video ku shihet bashkë me Bashkimin, ky i fundit duke e puthur dhe dhuruar përqafime.

E gjithë kjo tregon pëlqimin që ata kanë shprehur për njëri për tjetrin, pasi që edhe Alvisa ka deklaruar që e sheh Bashkimin si të fokusuar të ajo dhe dëshiron t’i kushtojë vëmendje.

Në anën tjetër ajo ka thënë se tash e mbas nuk del në takim me Brunon,  pasi që i duket si një person i lëkundur dhe nuk di të zgjedh.

Pas kësaj ka reaguar edhe Bruno, i cili ka thënë se ishte Alvisa ajo që është larguar e para nga ai./SHQIP.com