Kulturë

Bashkia e Korçës: S’i kemi harruar vuajtjet e kombit, kjo është arseja pse nuk e tërhoqëm ftesën për Bregoviçin

Qyteti i Korçes,

Derisa datat e Festës së Birrës po afrojnë, Bashkia Korçë ka shkruar se njerëzit në këtë festë i bënë bashkë muzika, dëshira për ta festuar e gëzuar jetën dhe magjia e Korçë që bën krenare vendasit e mahnit vizitorët nga brenda e jashtë Shqipërisë.

Në një postim në Facebook nga kjo bashki thuhet se korçarët me të drejtë janë krenarë e të vetëdijshëm për atë që Korça i ka dhënë e vazhdon t’i japë Shqipërisë.

Në këtë status nuk ka munguar edhe një reagim në lidhje me fushatën për bojkotimin e festës për shkak të pranisë së këngëtarit serb, Goran Bregoviç.

Këngëtari serb, Goran Bregovic

“Korçarët nuk janë të pandjeshëm ndaj dhimbjes e vuajtjeve të mëdha të njerëzve të gjakut e kombit të tyre! Përkundrazi! Korça dhe korçarët thjesht po refuzojnë me dinjitet e mençuri të bien në grackën e instrumentalizimit politik të një feste ku në vite kanë kënduar këngëtarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Greqia, Hollanda, Suedia, Anglia, Italia, Franca, SHBA dhe tani po vjen të këndojë edhe një këngëtar serbo-kroat i lindur në Bosnjë”, thuhet më tej.

Tutje thuhet se përpjekjet e ditëve të fundit për të dëmtuar imazhin e Korçës dhe korçarëve janë thjesht pjesë e një skenari që nxit përçarje e konflikt, për të trazuar ujërat e për të nxehur gjakrat me të pabëra e të pathëna./SHQIP.com