Basha sulmon PS-në dhe Rithemelimin: Hiqni dorë nga agjendat personale! Mos përsërisni skandalin e 2008!

Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha pasi priti disa minuta në foltore për t’iu dhënë fjala. Ai ishte i pari që mori zyrtarisht fjalën sot në foltoren e Kuvendit, seancë e nisa nisi ndryshe të mëparshmet, ku për 6 muaj me radhë Rithemelimi e ktheu në kaos.
Basha u ndal te ligjet për Komisionet Hetimore, që sipas tij shënoi një precedent të papranueshëm. Basha tha se kodi zgjedhor është sakrifica më e madhe për vendin, pasi dhe 1 vit na ndan nga zgjedhjet parlamentare.
“A ishin këta këto 6 muaj apo ishin të tjerë. Çfarë çmimi kanë paguar shqiptarët për të arritur deri këtu.
Çmimi është i paimagjinueshmë. Këtë vit, 7 mld euro do dalin nga xhepat e shqiptarëve por se si do të shpenzohen nuk patëm shansin ta diskutojmë.
Pas një viti vendi do të jetë në fushatë zgjedhore,. Kodi Zgjedhor është sakrifica më e madhe dhe flijimi më i madh në emër të 6 muajve denormalizim.
Hiqni dorë nga axhendat e ngushta partia ke dhe personale dhe jepini deri në fund të muajit shqiptarët një Komision Zgjedhor normal. Mos përsërisni skandalin e 2008”, tha ai.
/Shqip.com