Lajme

Basha sulmon grupin Berisha-Bardhi: Mezi mbushni një rrugicë, thirrini mendjes!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar protestat poshtë ballkonit të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kaosin në Kuvend.

Në një konferencë me gazetarët, Basha tha se opozita në vend se të derdhej shesheve në protesta, mezi mbush një rrugicë.

Kryedemokrati u bën thirrje deputetëve që janë larguar nga PD, që t’i thërrasin mendjes dhe të lënë pas interesat personale.

Një grusht njerëzish nën radhët e opozitës kanë vënë interesant e tyre personale mbi interesat e vendit e të qytetarëve dhe e kanë dobësuar rolin e opozitës.

Në vend të ngjallë besim, ngjallë zhgënjim. Në vend që të derdhet në bulevarde mezi mbush rrugicat. Të thërrasin mendjes dhe të lënë mënjanë interesin personal dhe të bëjnë ca është për t’u bërë në raport me këto probleme. Pastaj shpikin armiq dhe groposen më thellë në vrimën e harresës, përbuzjes.

Ne nuk jemi pjesë e kësaj, kemi bërë thirrje dhe kemi paguar një çmim të lartë që kjo mos të ndodhë dhe po bëjmë gjithçka çdo ditë, ça na takon ne.

PD të mos shkatërrojë ndjesinë e shpresës por të fillojë të ndërtojë një të tillë përmes qëndrimeve propozimeve, ofertave programore dhe së shpejti një ekipi njerëzish që testin kryesor e kanë për të provuar që janë dhe do të jenë aty jo si mbushës numrash, as interesa personale, por për ti dhënë fund teatrit dhe telenovelave me 5 aktorë e një regjisor, për të projektuar një politikë që në qendër të vëmendjes ka hallet e njerëzve“, tha Basha.

/Shqip.com