Basha reagon ndaj von Cramon: Mentalitet imperialist dhe i turpshëm

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar ndaj Raportues për Kosovën, në Parlamentin e Evropina, Viola von Cramon.
Ky reagim erdhi pasi von Cramon, gjatë vizitë së saj në Zveçan, të dielën pyeti Policinë e Kosovës “Çfarë dreqin ju solli këtu, ku është kërcënimi”?.
Sipas Bashës, kjo e fundit i ka ofenduar zyrtarët e Policës së Kosovës.
“S’po mundem me besu çka pashë! Në lajme qendrore kish dal Viola von Cramon, një deputete e BE-së, duke ofenduar policët tanë në krye të detyrës në veri! U sillke si me qenë far komandante supreme!”, ka shkruar Basha në Facebook.
“Nuk po muj me besu se ku e gjejnë guximin m’u sillë si kauboj në vend t’huj. Ky është një mentalitet imperialist dhe i turpshëm. Paramendone një deputet të BE-së duke ofendu policinë gjermane!”, vazhdon tutje ai.
Basha, tha se von Cramon ka “një mentalitet imperialist dhe i turpshëm” e që sipas tij “këso sjellje s’kanë vend n’Republikën e Albin Kurti”.
“Për besë ne mundemi me qenë t’varfër, por s’ndjehemi aspak inferior dhe kemi policinë me shumë dinjitet. Këso sjellje s’kanë vend n’Republikën e Albin Kurtit, sepse nuk lejohet askush me ofendu policinë në kryerje të detyrave!”
/Shqip.com