Basha: Opozita po përpiqet ta rrëzojë Qeverinë Kurti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Dimal Basha, ka thënë se opozita po përpiqet ta rrëzojë Qeverinë Kurti.
Basha ka publikuar një letër që Matthew Palmer, ish-përfaqësuesi i posaçëm i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor ua kishte dërguar krerëve të shtetit në vitin 2019.
“Të dashur qytetarë dhe të nderuara medie, Derisa qeveria është në betejë me Serbinë, opozita i ka ndez motorrat me rrëzu Qeverinë Kurti, thu se kanë punu najherë me ndërtu diçka! Tash ngoni mirë, Ramushi duhet me kuptu që qytetarët nuk e kanë kujtesë e peshkut sikur këta! A ju kujtohet letra që Mathew Palmer i ka pas dërgu tre krerëve të shtetit, koalicionit të PAN-it në vitin 2019?
Ja detajet:
❌Anulohet vizita e Gjeneralit të Gardës Nacionale të shtetit të Iowa-s
❌Paralajmërim për rishikim të bashkëpunimit në aspekte të tjera të sigurisë.
❌Zhgënjimi të hapur që këshillat e ShBA-së nuk janë përfillur.
❌ Deri në largimin e tarifës 100%, marrëdhëniet nuk do të mund të rikthehen në nivelet e mëhershme”, shkroi mes tjerash Basha në Facebook.
/Shqip.com