Lajme

Basha: Më vjen keq për Berishën në arrest, por i ka sjellë kosto PD-së

Në një konferencë për mediet, kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se ndjen keqardhje për Sali Berishën në arrest shtëpie nga aspekti personal.

Ai tha se nga aspekti politik, Berisha i ka sjellë shumë kosto PD-së, ndërsa shtoi se drejtësia duhet të bëjë punën e saj, pavarësisht kujtdo.

Kam një reagim personal dhe një zyrtar. Në rrafshin personal nuk më vjen mirë që një njeri me të cilin kam bashkëpunuar gjatë, të përfundojë këtu. Çfarë kam pasur për t’ia thënë ia kam dhënë sepse e ka thënë edhe ai publikisht, por secili zgjedh në jetë dhe duhet të përballet me zgjedhjen që ka bërë.

Kjo është njëra anë e kostos që ka marrë personalisht, por ka dhënë kosto PD-së dhe vendit. Në rrafshin personal kam keqardhje. Por është e domosdoshme që PD-ja të ecë para. Drejtësia duhet të bëjë punën e saj të pa penguar dhe duhet të jemi si politikanë në shërbim të saj. Prej fillimit ne si PD kemi thënë se do ta votojmë heqjen e imunitetit. Kemi depozituar nismë ligjore në kuvend për heqjen e imunitetit të deputetëve”, u shpreh Basha.

/Shqip.com