Bardhi sqaron njëherë e mirë raportin me Jetmir Agajn
Publikuar:
(12.04.2024 21:20:30)

Bardhi ka reaguar ndaj mediave në lidhje me bashkëpunimin e tij me Jetmir Agajn.
Duke u bërë thirrje që të mos bëjnë shpifje, Bardhi ka sqaruar se ai vazhdon të jetë pjesë e SBS.
“Portale dhe media të dashura ju lutem mos bëni shpifje. Unë vazhdoj menaxhmentin tim me Jetmir Agaj dhe SBS Entertainment, dhe ju lutem mos të përmendet emri im në lajme të tilla! Është hera e fundit që deklarohem lidhur me këtë temë. Jam dhe do vazhdoj të jem pjesë e SBS Music”, ka shkruar Bardhi në një status të publikuar në Instagramin e tij.
/Shqip.com