Bardhi po vjen me këngë të re
Publikuar:
(28.08.2021 12:44:10)

Rep artisti i ri në skenën muzikore shqiptare, Bardhi pritet që shumë shpejtë të sjell projektin e ri.
Në bashkëpunim me producentin, Qelik Lipa dhe Dj e njohur “PM”, Bardhi do të publikoj shumë shpejtë një këngë të re.
Përmes një postimi në Instagram, DJ PM ka bërë të ditur që kënga e re do të quhet “Filma”, duke mos dhënë më tepër detaje.
View this post on Instagram
Kjo këngë ishte paralajmëruar edhe me parë, pas duetit që kishte me Lumi B.
Projekti i titulluar ” Qef” që një muaj nga lansimi ka arritur mbi gjashtë milionë klikime në platformën Youtube./SHQIP.com