Bardhi kërkon çregjistrimin e Bashës si kryetar i PD, gjykata nuk merr vendim
Publikuar:
(02.04.2024 12:31:20)

Është shtyrë seanca për kërkesën e Gazment Bardhit, i cili kërkoi që të njihet dorëheqja e Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike dhe për rrjedhojë çregjistrimin e tij.
Seanca u shty për më 30 prill, kohë gjatë së cilës Gjykata e Tiranës do të administrojë edhe vendimin e Gjykatës së Lartë, që ktheu për rigjykim në Apel çështjen e PD.
Në të njëjtën seancë do të shprehet edhe për legjitimimin ose jo të grupit të Bashës si palë në proces.
Kujtojmë se Këshilli Kombëtar i PD më datë 27 korrik 2023 ka vendosur të kërkojë çregjistrimin e ish-kryetarit të PD Basha nga regjistri i partive politike.
Grupimi i përfaqësuar nga ky i fundit ka bërë kërkesë që të bëhet pjesë si palë në proces.
/Shqip.com