Bardhi kapët dorë për dorë më të dashurën e re?
Publikuar:
(29.04.2022 13:51:23)

Rep-artisti i njohur, Bardhi, është tejet i dashur për audiencën shqiptare.
Ai për vite të tëra ka arritur që të argëtojë fansat e tij, përmes tingujve të muzikës.
Megjithatë ai ka qenë më pak i komentuar sa i përket jetës private.
I njëjti deri më tani nuk është përfolur publikisht për ndonjë romancë dashurie, ndonëse ka marrë vëmendje me një fotografi të siguruar nga Telegrafi.

Ai shihet dorë për dorë më një vajzë misterioze, por që nuk dihet nëse është e dashura e tij, apo modele në ndonjë klip muzikor.
Bardhi përndryshe më 5 maj (e enjte) do të sjellë këngën e radhës me DJ GIMI-O të quajtur, “Rakia”. /SHQIP.com