Rozë

Bardhi bashkon forcat me këngëtaren shqiptare

Reperi, Bardhi

Reperi që bëri bujë këtë vit, Bardhi pritet që shumë shpejtë të sjell projektin më të ri të tij, shkruan SHQIP.com

Ai me anë të një postimi ka paralajmëruar këngën e re që do të jetë në bashkëpunimin me këngëtaren e re, Alketa.

Dyshja tashmë kanë filluar xhirimet e klipit dhe kënga pritet të lansohet shumë shpejte.

Kujtojmë që Bardhi ka qenë shumë aktivë këtë verë duke sjelle projekte të reja muzikore solo por edhe në bashkëpunime.

Bardhi në qershor lansoi projektin “Qef” në bashkëpunim me Lumi B që doli të jetë super hite.

Kënga që nga momenti i lansimit është pritur shumë mirë nga publiku dukë numëruar rreth 4.5 milionë klikime në platformën Youtube.