Barcelona vazhdon me fitore mposht Cadiz
Publikuar:
(19.02.2023 22:56:25)

Skuadra e Barcelonës ka vazhduar me fitoren e radhës në Ligën Spanjolle.
Këtë radhë skuadra blaugrane mposhti Cadiz me rezultat 2:0.
Golat për Barcelonën i shënuan Roberto dhe Lewandowski në minutat 43 dhe 45-të të takimit.
Në pjesën e dytë Barcelona pati raste tjera shënimi por që rezultati nuk ndryshoi.
Me këtë fitore Barcelona tash ka 59 pikë, tetë më shumë se Real Madrid që gjendet në pozitën e dytë ndërsa Cadiz gjendet në pozitën e 17-të me 22 pikë të grumbulluara.
/Shqip.com