Barcelona synon transferim e këtyre tre futbollistëve
Publikuar:
(30.03.2023 19:07:00)

FC Barcelona vijon strategjinë e blerjeve me kosto zero.
Sipas “Mundo Deportivo”, Xavi ka dhënë “bekimin” e tij për tre afrime të mundshme: Inigo Martinez, Ilkay Gundogan dhe Pierre-Emrick Aubameyang.
Me mesfushorin e Cityt, Barcelona ka gjetur një akord në parim, ndërsa Aubameyang duhet të zgjidh kontratën me Chelsean për tu transferuar flas në “Camp Nou”.
Inigo Martinez dhe Aubameyang janë dy lojtarët e tjerë që mund të bëhen shumë të vlefshëm për skemat e Xavit.
I pari për faktin që ka shumë eksperiencë në La Liga, ndërkohë që i dyti shihet si alternativë e mirë në sulm.
/Shqip.com