Barcelona spektakolare, por lëndohet Ansu Fati

Barcelona është duke dhuruar spektakël ndaj Celta Vigos, pas 45 minutave lojë.
Katalunasit janë duke triumfuar me rezultat të thellë 0-3, por lëndimi i Ansu Fati-t e la një shije të hidhur, shkruan Shqip.com.
Pas vetëm pesë minutave lojë, ishte pikërisht, Fati qe e dërgoi topin në portën e kundërshtarëve dhe ia dhuroi skuadrës së tij epërsinë.
Por, për fat ai pësoi një lëndim, pak para përfundimit të pjesës së parë dhe e lëshoi fushën e gjelbër me lot në sy.
Sulmuesi spanjoll e bëri një veprim të mirë individual dhe pastaj e goditi topin me të djathtën për të realizuar një eurogol.
Për 19 vjeçarin ky ishte goli i tretë në La Liga, në këtë sezonë.
Epërsinë e dyfishoi, Sergio Busquets, pas një goditje maestrale – në minutën e 18-të.
Ndërsa, golin e qetësisë e shënoi Memphis Depay, kur po zhvillohej minuta e 34-të.
Për holandeziin ky ishte goli i gjashtë në këtë sezonë.
Me rezultatin momental, blaugranët ngriten në pozitën e shtatë, me 19 pikë, pas 12 ndeshjeve të zhilluara.
Kurse, Celta Vigo bie në vendin e 16-të, me vetëm 11 pikë të grumbulluara./Shqip.com