Sport Ndërkombëtar

Barcelona me shumë lëndime para ndeshjes kundër Bayernit

Jordi Alba

Barcelona është duke pasur probleme me lëndime para ndeshjes kundër Bayern Munchen që do e zhvillojë me datë 14 shtator.

Katalunasit kanë të lënduar futbollistë si Kun Aguero, Ansu Fati, Ousmane Demebele, por tashmë lista veçse është zgjatur edhe më shumë, transmeton Shqip.com.

Në ndeshjet me kombëtare, një lëndim ka pësuar mbrojtësi i krahut të djathtë Sergino Dest, për të cilin ende nuk dihet se sa do jetë jashtë fushave të gjelbra.

Ndërsa, një tërheqje të muskulit ka pësuar Jordi Alba i cili për këtë arsye nuk luajti asnjë minutë në ndeshjen e të mërkurës që Spanja  e zhvilloi ndaj Kosovës.

Kurse, nga lëndimi është rikthyer Gerard Pique, i cili ka filluar të stërvitet me ekipin.

Në anën tjetër, te Bayerni në dyshim se a do luajë kundër katalunasve mbetet amerikani, Alphonso Devis që pësoi lëndim gjatë ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

Hera e fundit kur këto du skuadra u takuan ishte në vitin 2019, në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve ku gjermanët i kishin deklasuar spanjollët me rezultat 8-2./Shqip.com