Sport Ndërkombëtar

Barcelona mbledh edhe 100 milionë euro, pasi shiti 25 për qind të aksioneve në Barca Studios

Barcelona mund të bëjë më shumë nënshkrime në dritaren e verës, pasi të ketë mbledhur më shumë kapital.

Barcelona po punon për regjistrimin e nënshkrimeve të reja të verës pasi ka mbledhur 100 milionë euro, përmes shitjes së 25 për qind të aksioneve në Barca Studios, ka njoftuar presidenti i klubit Joan Laporta, shkruan GOAL.

Joan Laporta

Skuadra spanjolle tashmë ka shpenzuar shumë këtë verë, me 60 milionë euro për Jules Kounde, i cili është transferimi i fundit në një varg të ardhjeve të reja në Camp Nou.

Barça ka qenë në gjendje të lehtësojë problemet e tyre të rënda financiare gjatë verës përmes një përpjekjeje masive për mbledhjen e fondeve, duke i lejuar ata të sjellin Robert Lewandowski nga Bayern Munich dhe Raphinha, si dhe Franck Kessie dhe Andreas Christensen në transferime falas.

Barça ka lëshuar një deklaratë zyrtare që konfirmon shitjen e një të katërtës së Barca Studios, e cila menaxhon prodhimin dhe komercializimin e krijimeve mediatike të klubit, për Socios.com.

Presidenti i Barcelonës

Marrëveshja e re nuk është e para që Barça ka nënshkruar për të mbledhur më shumë para këtë verë për të shkurtuar borxhin prej 1.2 miliardë eurosh që ata njoftuan në fillim të këtij viti .

Skuadra e Camp Nou fillimisht mblodhi 267 milionë euronga shitja e 10 për qind të të drejtave të tyre televizive në La Liga tek firma globale e investimeve Sixth Street Partners, e ndjekur nga 15 për qind të tjera për të sjellë 315 milionë euro më shumë./Shqip.com