Barcelona kërkon pikët e plota kundër Cadizit

Cadizi është kundërshtari i radhës ndaj të cilit Barcelona do të kërkojë të arkëtimin e pikëve të plota.
Katalunasit që janë duke kaluar nëpër krizë të theksuar ekonomike dhe së fundmi edhe krizë rezultatesh, me fillim nga ora 22-00 do të “zbarkojnë” në fushën e gjeblër, shkruan Shqip.com.
Në këtë ndeshje, Ronald Koeman nuk ka të gashëm, Pedri Gonzales, Ansu Fati, Ousmane Dembele, Kun Aguero, Ajelandro Balde dhe Jordi Alban të cilët janë të lënduar.

Trajneri holandez është duke u përballuar me një presion tejet të madh për shkarkim nga detyra pasi në dy ndeshjet e fundit ka një humbje dhe një barazim.
Katalunasit janë në vendin e tetë, por kanë një ndeshje më pak se kundërshtarët e sontëm të cilët gjenden në pozitën e 15-të.
Ndeshja zhvillohet në “Estadio Nuevo Mirandilla”./Shqip.com
