Barcelona “gjunjëzohet” në Madrid
“Los Colchoneros” kanë dalë fitues në derbin e sontëm ndaj Barcelonës me rezultat të pastër 2-0.
Edhe pse ndeshja nisi me një ritëm të barabartë nga të dyja skuadrat, ishin madrilienët që shënuan të parët, shkruan Shqip.com.
Pas një aksioni të rrjedhshëm me pasime të shpejta, topin në rrjetë e dërgoi Thomas Lemar në minutën e 24-të, teksa asistues ishte Luis Suarez.
Kur, katalunasit u vërsulën në sulm për ta barazuar rezultatin, ata pësuan edhe një herë.
Kësaj radhë në rolin e golashënuesit ishte Luis Suarez, ndërsa asitues ishte Thomas Lemar.
Për hirë të rrespektit që ka ndaj Barcelonës dhe viteve që ka kaluar aty, sulmuesi uruguaian nuk e festoi golin.
Barca, deri në përfundim të takimit e pati një rast të mirë me anë të Philippe Coutinhos, por Oblak ishte në vend dhe ndeshja përfundoi me rezultat 2-0.
Pas këtij takimi, Atletico ngritet në vendin e dytë në tabelë, kurse Barcelona bie në pozitën e dhjetë./Shqip.com