Sport Ndërkombëtar

Barcelona e pëson nga Rayo Vallecano

BARCELONA, SPAIN - AUGUST 15: Pedro Gonzalez Lopez "Pedri" of FC Barcelona runs with the ball during the La Liga Santander match between FC Barcelona and Real Sociedad at Camp Nou on August 15, 2021 in Barcelona, Spain. (Photo by Pedro Salado/Quality Sport Images/Getty Images)

Barcelona e ka pësuar humbjen e tretë në La Liga këtë edicion.

Katalonasit u mposhtën në udhëtim nga Rayo Vallecano me rezultat 2:1, në kuadër të javës së 31-të në elitën e futbollit spanjoll.

Alvaro Garcia realizoi në minutën e 19-të të ndeshjes, duke kaluar vendasit në epërsi.

Rezultati u dyfishua në minutën e 53-të kur shënoi Fran Garcia.

Krejt çfarë bëri Barcelona ishte goli i ngushtimit të epërsisë i shënuar nga Lewandowski në minutën e 83-të.

Përkundër humbjes, Barcelona prin bindshëm në La Liga me 76 pikë, 11 më shumë se Real Madridi.

Kurse, Rayo Vallecano shënoi fitore të madhe, duke shkuar në kuotën e 43 pikëve në pozitën e nëntë dhe tani është vetëm tri pikë larg pozitës së gjashtë që dërgon në Ligën e Konferencës sezonin tjetër.

/Shqip.com