Sport Ndërkombëtar

Barcelona e bleu për pesë milionë euro, tashmë kushton një miliard

Pedri Gonzales dhe Barcelona afër vazhdimit të kontrates

Barcelona dhe Pedri Gonzales kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës.

Sipas Fabrizio Romamos, klauzola e re e lirimit të futbollistit në fjalë do jetë një miliard euro, shkruan Shqip.com.

Kjo kluazolë do të jetë më e shtrenjta në historinë e klubit katalnuas, pasi Pedri po konsiderohet si ndër futbollistët më të rëndësishëm për të ardhmen e Barces.

Futbollisti spanjoll është vetem 18 vjeçar, por “pesha” e tij në këtë ekip është shumë e madhe.

Gjatë sezonës së kaluar ai kishte zhvilluar 37 ndeshje në La Liga, ndërsa kishte regjistruar tri gola dhe tri asistime.

Periudhë të artë pati edhe në Kampinatin Evropian, ku nën urdhërat e Luis Enriques ishte i pazëvendësueshëm.

Ai ishte pjesë e formacionit më të mirë të Kampionatit Evropian, duke lënë pas vetes shumë futbollistë të mëdhenjë.

“Magjistari i vogël” u transferua në “Camp Nou” në vitin 2020, ndërsa për shërbimet e tij i kishin paguar Las Palmas, një shumë rreth pesë milionë eurosh./Shqip.com