Barcelona-Bayern Munchen, publikohen formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare në kryendeshjen e Ligës së Kampionëve, Barcelona-Bayern Munchen.
Ronald Koeman ka vendosur që në këtë takim ta startojë me tre qendërmbrojtës, transmeton Shqip.com.
Pique, Arauajo dhe Garcia janë treshja e mbrotjes, kurse në mesfushë kanë startuar Busquets, De Jong dhe Pedri, ndërsa në krahë më të avancuar do luajnë Alba dhe Roberto.
Në fazën e sulmit nga minuta e parë do të luajnë dyshja holandeze, Memphis Depay, Luk De Jong.

Ndërsa, në anën tjetër bavarezët kanë filluar takimin pa shumë eksperimente në formacion.
Në mbrojtje janë Upamecano dhe Sule, në krah Pavard dhe Davies, kurse në mesfushë Kimich, Goretzak dhe Musiala.
Treshja e sulmit përbëhet nga Lewandowski, Sane dhe Muller.
Ndeshja do fillojë në ora 21-00 dhe luhet në “Camp Nou”./Shqip.com
