Barça e Xavit – e frikshme

Ndeshjën e parë nuk e treguan dot forcën.
Por, histori tjetër doli të jetë xhiroja e dytë.
Barcelona e ka deklasuar Real Sociedadin – me rezultat 1-4 për të dhënë sinjale që po rikthehen në formën e vjetër.
Katalunasit shënuan pas 54 sekondave lojë – me anë të Robert Leëandoëskit – për të treguar që në këtë takim kanë hyrë për fitore.
Ky gëzim nuk zgjati shumë. Vendasit arritën t’i barazojnë shifrat me anë të Aleksande Isak – në minutën e gjashtë.
Ama, kjo ishte e gjitha çka arritën të bëjnë.
Ndërsa, Barça shënoi edhe tre herë.
Dembele dhe Leëa e tundën rrjetën – e asistues në të dyja rastet ishte Ansu Fati.
Sulmuesi spanjoll tregoi edhe një herë pse e mban numrin dhjetë – pasi arriti të realizoi edhe gol – ani pse takimin e nisi nga stoli.
Pas kësaj fitore, skuadra blaugrane gjendet në vendin e pestë të La Ligës – me katër pikë të grumbulluara.
Ndërsa, Sociedadi – është në pozitën e dhjetë – me një pikë më pak./Shqip.com