Barbadosi është republika më e re në botë

Të hënën në mesnatë, është bërë dorëzimi i pushtetit dhe Barbadosi është bërë republika më e re në botë, transmeton Shqip.com.
Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe Princi Charles i cili deklaroi se krijimi i republikës ofron një fillim të ri, “nga ditët më të errëta të së kaluarës dhe mizorisë së tmerrshme të skllavërisë”.
“Krijimi i kësaj republike ofron një fillim të ri. Nga ditët më të errëta të së kaluarës sonë dhe mizorisë së tmerrshme të skllavërisë, që e njollos gjithmonë historinë tonë, njerëzit e këtij ishulli e shtruan rrugën e tyre me guxim të jashtëzakonshëm”, tha ai.
Ndërkaq, pasi kishte vendosur vitin e kaluar që t’i ndërprejnë lidhjet me monarkinë britanike, kryeministrja e Barbadosit, Mia Mottley, që udhëhoqi ceremoninë, tha se ka ardhur koha që ky shtet ta lërë plotësishtë prapa të kalua rën koloniale.
Barbadosi është një ishull i vogël që shtrihet në lindje të Karaibeve dhe në veri të Amerikës Jugore, jo shumë larg Venezuelës. Një nivel të caktuar të sovranitetit e ka pasur që nga viti 1966, kur edhe është anëtarësuar në Kombet e Bashkuara.
Ishulli ka sipërfaqe prej 439 kilometrash katrorë dhe sipas vlerësimit të vitit 2019, ka rreth 287 mijë banorë. Shumica e popullsisë kanë prejardhje afrikane. Barbadosi njihet si destinacion i popullarizuar turistik./SHQIP.com