Sport Shqiptar

Barazim i shpresës për Dardanët

Zvicra dhe Kosova ndahen në paqe

Fitoren nuk e arritën dot, por paraqitja në fushën e gjelbër jep shpresë për të ardhmen.

Dardanët duket që po rikthehen në element.

Ka përfunduar me rezultat 1-1, ndeshja miqësore ndërmjet Zvicres dhe Kosovës.

Pjesa e parë nuk solli asnjë gol, përkundër mundësive të dyanshme.

May be an image of 4 people, people playing sport and grass
Momente nga takimi

Rastin më të mirë për Dardanët e pati Valon Berisha.

Pas një krosimi të dhënë nga Mergim Vojvoda, ai e goditi topin me kokë – por u ndal nga transversalja.

Mundësi të mirë pati Xherdan Shaqiri që rrezikoi nga distanca, por Aro Muric ishte në vend .

Golin e parë në këtë takim e realizoi Milot Rashica.

May be an image of 3 people, people playing sport, people standing and text
Festa pas golit të Rashicës

Sulmuesi i Norwich Cityt – arriti që të tundë rrjetën në minutën e 52-të pas një pakujdesie në repartin defaniz të vendasve.

Festa shpërtheu në Cyrih.

Festa e golit

Kurse, për helevetikët – golin e barazimit e realizoi Lotomba – kur po zhvillohej minuta e 61-të.

Deri në fund të takimit – Dardanët u munduan që të rrëmbjenë fitoren, por nuk arritën dot.

May be an image of 2 people, people playing sport, grass and text
Momente nga takimi

Një impakt pozitiv pati inkuadrimi i Edon Zhergovës – që bëri disa driblime të bukura në krahun e djathtë.

Ky barazim – vie pas fitores 5-0 që Kosova e shënoi – ditë më parë ndaj Burkina Fasos.

Për trajnerin francez, Alain Giresse ky ishte edhe një rezultat pozitiv dhe një sinjal që Përfaqësuesen e presin ditë të arta./Shqip.com