Banori i Suharekës tregon si ndodhi tërmeti: Kam qenë ulur veç kur është dridh i gjithë objekti

Një tërmet e ka goditur Suharekën.
Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Euro-Mediterane (EMSC) tërmeti ishte me magnitudë prej 2.8 shkallë të Rihterit.
Nga zyra e kryetarit, Bali Muharremaj deklaruan se deri tani nuk është shënuar asnjë dëm material.
“Përafërsisht para një ore janë dëgjuar dridhjet në qytetin e Suharekës dhe në fshatrat përreth. Për momentin nuk është raportuar ndonjë dëm material”, thuhet në përgjigjen për SHQIP.com.
Ndërsa, theksuan se janë të gatshëm të veprojnë në rast se lajmërohet ndonjë dëm.
“Në momentin që do të kemi ndonjë raportim, komuna e Suharekës do të veprojë institucionalisht”, përfunduan nga zyra e kryetarit të Suharekës.
Bardhyl Zyrapi banor i fshatit Studenqan, tha për SHQIP.com se e ka ndjerë tërmetini cili sipas tij, ka zgjatur tre sekonda.
“Tërmeti ka ndodh fiks në ora 10:04 të mëngjesit. Kam qenë ulur, veç kur ka fillu të dridhet i gjithë objekti. Nga ai moment kam nis me pas edhe dhimbje koke”, u shpreh Zyrapi.

E sa i përket dëmeve, ai tha se nuk ka të tilla.
“Dëme fatmirësisht nuk ka” – përfundoi Zyrapi.
EMSC njofton se epiqendra e tërmetit ka qenë 11 kilometra afër Prizrenit, ndërsa thellësia e tërmetit ka qenë 2km./Shqip.com