Lajme

Banorët e rrugës “Muharrem Fejza” mbesin pa ujë

Ilustrim.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njoftoi të shtunën se rruga “Muharrem Fejza” në kryeqytet ka mbetur pa furnizim me ujë.

Kjo pasi që Kompania “Rahovica” kontraktor i Komunës së Prishtinës rreth orës 11:00 duke realizuar punimet ka dëmtuar linjën kryesore të furnizimit me ujë për këtë zonë.

“Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të KRU “Prishtina” janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanim”, thuhet në komunikatën për media.

Sipas informacioneve nga ana e tyre sanimi mund të zgjasë deri rreth orës 14:30./SHQIP.com

Nesër mbyllet për qarkullim rruga “Muharrem Fejza” - Telegrafi
Rruga “Muharrem Fejza”