Rozë

Banorët e rinjë flasin për Donaldin: E ka strategji

Big Brother

Big Brotherit para dy javë i janë shtuar edhe pesë banorë të rijnë.

Bëhet fjalë për moderatoren, Egzona Rafuna, e cila prej vitesh punon në Radio Televizionin e Kosovës, koreografin e njohur Tan Brama, Elton Merja, balerin dhe koreograf, këngëtaren e njohur, Xheisara ku muzika që identifikohet më shumë është ajo pop si dhe tenisti dhe ekonomist, Arbër Sulstarova.

Mirëpo të pesë banorët siç duket ende nuk kanë krijuar një raporte të fortë me ata të vjetrit.

Xheisara, Eltioni dhe Tani kanë diskutuar rreth kësaj bashkë në oborr, ku këngëtarja u shpreh se ata nuk të lënë as për të folur.

Ndërsa Tani ishte ai i cili po fliste për Donaldi ku u shpreh se i duket strategji mënyra se si ai rri vetëm nëpër cepe dhe në fund përfshihet në të gjitha debatet.

Mirëpo nga të gjithë këtë është Egzona, e cila ka krijuar raporte më të mira me banorët e vjetër.

Vlen të cekët se Donaldi për të ka treguar disa nga historit e tij personale./SHQIP.com