Banorët e BBV me gjest human, paratë e mbledhura i dërgojnë për bamirësi
Publikuar:
(22.12.2021 22:52:54)

Provat javore nga banorët e Big Brother Vip u kanë sjellë shumë të hyra kësaj radhe.
Ata kanë fituar gjithsej 45 mijë lek, por siç është paralajmëruar, një pjesë e tyre do të shkojë për bamirësë.
Zarfin e bardhë që hyri në shtëpi e lexoi Arjola, derisa theksoi se një pjesë do të jepet për bamirësi në Kosovë.
Dj Dazg u shpreh se ai që duhet të merret me këtë është DJ PM, pasi i njëjti është jashtë shtëpisë së famshme.
Veprimi i tyre mori duartrokitje, përfshirë edhe komentet pozitive në rrjete sociale./SHQIP.com