Sport Shqiptar

Ballkani zyrtarizon transferimin e mesfushorit të talentuar

KF Ballkani

Ballkani ka kompletuar transferimin e mesfushorit Malsor Ajeti nga ekipi i Strugës, shkruan Shqip.com.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes rrjetit social “Facebook”.

21-vjeçari transferohet në Suharek pas eksperiencës në Strugë, derisa ka qenë pjesë edhe e disa ekipeve me emër në Kategorinë Superiore të Shqipërisë, derisa me suharekasit ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare.

Ajeti ka luajtur edhe në Portugali me Porton U19 dhe Manheim U19 në Gjermani.

Ky është transferimi i tretë zyrtar për skuadrën e Ballkanit./Shqip.com