Sport Shqiptar

Ballkani zhvillon ndeshjen e parë në fazën e grupeve

FC Ballkani

Kampioni i Kosovës, Ballkani, sot zhvillon ndeshjen e parë në kuadër të fazës së grupeve.

Në “Fadil Vokrri”, skuadra nga Suhareka pret skuadrën rumune CFR Cluj, me ndeshjen që fillon në ora 18:45.

Favorit në letër janë skuadra mysafire për shkak të përvojës së madhe në garat ndërkombëtare, por Ballkani kërkon të bëjë befasinë.

Dallim të madh këto dy skuadra përveç në përvojë kanë edhe në vlerë.

Sipas Transfermarket, vlera e skuadrës së Ilir Dajës është pakë mbi katër milionë euro, kurse Cluj cilësohet të ketë një vlerë mbi 29 milionë.

Ballkani dhe Cluj janë në grupin G, së bashku me Slavia Praha dhe Sivasspor.

Favorit për ta fituar grupin është padyshim Slavia Praha.

Ndeshjen e radhës Kampioni i Kosovës e ka kundër skuadrës çeke, në udhëtim më 15 shtator.

Kjo është hera e parë që një skuadër nga Superliga e Kosovës garon në këtë fazë të garave evropiane./Shqip.com