Ballkani sonte përballet me ekipin Viktoria Plzen
Publikuar:
(21.09.2023 11:16:19)

Kampionin e Kosovës Ballkanin sonte e pret një përballje mjaftë e vështirë si mysafir i Viktoria Plzen, ndeshje kjo që luhet në kuadër të xhiros së parë për grupet në Ligën e Konferencës.
“Xhebrailat” do të kenë punë me gjigantin çek skuadër kjo që e kishte eliminuar Dritën në ndeshjet kualifikuese.
Plzen padyshim është favorit, mirëpo trajneri Ilir Daja në konferencë për shtyp deklaroi se do të synojnë të bëjnë më të mirën.
Përballja do të nis me fillim nga ora 21:00.
/Shqip.com