Ballkani përfiton 200 mijë euro nga shitja e Korenices
Publikuar:
(02.09.2023 16:43:49)

Pas Albion Rrahmanit që u largua për 500 mijë euro këtë verë në Rumani dhe Krasniqit për 600 mijë sezonin e kaluar te Cluj, kampionët e Kosovës eksportojnë një tjetër lojtar jashtë.
27-vjeçari Meriton Korenica është transferuar te Manisaspor në Ligën e Parë të Turqisë.
Klubi nga Suhareka arkëton 200 mijë euro të tjera, ndërsa Ilir Daja ka detyrën e vështirë për ta zëvendësuar me një emër tjetër.
Nga ky transferim Ballkani ka ruajtur edhe 20 % të kartonit për një shitje tjetër të mundshme, ndërsa nëse Manisa siguron ngjitjen në Superligë, arkëton edhe 50 mijë euro shtesë.
/Shqip.com