Sport Shqiptar

Ballkani niset për Rumani, nesër e përfundon aventurën evropiane me ndeshjen ndaj CFR Cluj

Ballkani të enjten e përfundon aventurën evropiane me ndeshjen CFR Cluj, e cila zhvillohet në stadiumin “Stadionul Dr. Constantin Radulescu” nga ora 18:45.

Skuadra nga Suhareka tashmë veçse është eliminuar nga faza e grupeve, derisa ndeshjen e fundit në Grupin G e luan për prestigj.

Ekipi “portokalli” tashmë ka marrë rrugë për në Rumani. Suharekasit kanë njoftuar nisjen përmes rrjetin  social “Facebook”, shkruan Shqip.com.

Klubi rumun, Cluj tashmë i ka vënë në shitje biletat për këtë ndeshje tejet të rëndësishme për ta.

Bileta më e shtrenjtë do të jetë në seksionin 7 dhe 8 i quajtur VIP, ku një biletë do të kushtojë rreth 100 euro. Kurse bileta më e lirë do të jetë tre euro.

Ballkani pas ndeshjeve të pesta në Grup ndodhet e fundit në tabelë me 4 pikë.

Sivasspor ndodhet e para me 19 pikë Cluj e dyta me 7 aq sa ka edhe Slavia e Pragës në vendin e tretë.

/Shqip.com