Sport Shqiptar

Ballkani niset për përgatitje në Turqi

Skuadra kampione e Kosovës në fuqi, FC Ballkani është nisur për në Turqi për përgatitjet para fillimit të stinorit pranveror.

Një kamp stërvitor dy javor i pret lojtarët e klubit suharekas, për t’u përgatitur sa më mirë për vazhdimin e sezonit 2022/23 në Superligën e Kosovës.

Ashtu si shumë skuadra tjera kosovare, edhe Ballkani stërvitjet do t’i zhvillojë në Antalia, atje ku kushtet janë shumë të përshtatshme, ndërsa e ka mundësinë të zhvillojë edhe ndeshje miqësore me skuadra nga vende të ndryshme, të cilat po ashtu gjenden në fazën përgatitore.

Ndërkohë, më 21 janar në Antalia, do ta zhvillohet ndeshja e Superkupës së Kosovës ndërmjet Ballkanit e Llapit.

/Shqip.com