Sport Shqiptar

Ballkani në grup të fortë

Shorti i Conference League ka dhuruar grup të fortë për Ballkanin e drejtuar nga Ilir Daja, teksa përballë janë skuadra të forta që kanë marrë pjesë edhe në grupet e Champions League.

Dinamo Zagreb, Viktoria Plzen dhe Astana janë rivalë të vështirë, me kampionët e Kosovës që u duhet të bëjnë mrekullinë për të kaluar grupin.

Ashtu si në play-off, Ballkani do të ndeshet me një skuadër që luajti ndaj Partizanit.

Pas BATE Borisov, tani përballë do të jetë Astana.

Ndërkohë, Ballkani ka reaguar pas shortit.

“Me punën dhe përkushtimin tonë maksimal, do ta bëjmë të pamundurën që të paraqitemi sa më denjësisht ndaj çdo kundërshtari. Na priftë e mbara, shqiptarë”.

/Shqip.com