Sport Shqiptar

Ballkani mposht Drenicën

FC Ballkani

Të dielën u zhvillua dueli i xhiros së 26-të, mes Ballkanit dhe Drenicës.

Takimi nisi në orën 13:00 në ‘Stadiumin e Qytetit’ në Suharekë.

Vendasit mposhtën skënderajasit me rezultat 2:0.

Goli i parë u shënua nga Blendi Baftiu pesë minuta pa përfunduar pjesa e parë.

Ndërsa për dyfishimin e epërsisë u përkujdes qendërmbrojtësi Lumbardh Dellova, që ka zënë pozitën e titullarit prej se u kthye nga aventura e shurtër tek Hajduk Spliti.

Me këtë fitore, Ballkani i Ilir Dajës forcon pozitën e parë në tabelë me54 pikë, pesë më shumë se ndjekësi i parë – SC Gjilani. /Shqip.com