Sport Shqiptar

Ballkani-lider i Superligës

Ballkani

Ballkani është lider i ri në Superligën e Kosovës.

Suharekasit kanë mposhtur Dritën me rezultat të pastër 2-0, në kuadër të gjiros së 12-të, shkruan Shqip.com.

Skuadra e drejtuar nga Bekim Isufi ishte dominuese që nga fillimi, e deri në fund, duke mos i vënë në dyshim për asnjë moment pikët e plota.

Golin e parë në këtë takim e shënoi,, Solomon, pas 54 minutave lojë. Për shtatëgjatin ky ishte goli i parë me fanelën e Ballkanit.

Por, ai nuk u mjaftua me kaq dhe pas katër minutave shënoi edhe njëherë për të dyfishuar rezultatin.

Ballkani triumfon në derbi, Llapi dhe Ulpiana marrin fitore të rëndësishme në udhëtim
Momenti kur Solomon e shënoi golin e parë

Deri në fund të takimit, “itelektualët” u munduan me të gjitha forcat që të barazojnë rezultatin, por nuk arritën që të deportojnë mbi “murin” e kundërshtarëve.

Madje, në fund të ndeshjes, Drita mbeti me një futbollist më pak në fushën e gjelbër, pasi Muharrem Jashari u ndëshkua me karton të kuq.

Me këtë fitore, Ballkani tashmë pozicionohet në vendin e parë, me 12 pikë, kurse gjilanasit zbresin në pozitën e dytë.

Në ndeshjet tjera u shënuan këto rezultate:

Malisheva 0-1 Llapi

Dreica 0-1 Ulpiana /Shqip.com

Renditja tabelare në Superligë