“Ballkani i Hapur ide e Serbisë”
Publikuar:
(20.12.2021 12:30:04)

“Ballkani i Hapur është ide e Serbisë”.
Kështu ka thënë kryeparlamentari, Ivica Daçiq, teksa theksoi se ideja e “Ballkanit të Hapur”, kritikohet veç pse “është e Beogradit”.
“Askënd nuk e pengon ideja e “Ballkanit të Hapur”, por fakti se ai është ide e Serbisë, ka thënë Daçiq, transmeton agjencia e lajmeve serbe Tanjug.
Përndryshe, sot në Tiranë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të jetë në Tiranë bashkë me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Do të nënshkruhen disa marrëveshje në kuadër të këtij projekti.
Por, pakënaqësitë do të shfaqen përmes protestave.
Kjo pasi, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka thirrur për grumbullim kundër Vuçiqit.
Të hënën ka renditur arsyet se pse duhet të protestohet. /SHQIP.COM